LSDM largon truprojën e Zaevit, hetohet nga MPB e Maqedonisë
MPB e Maqedonisë ka filluar hetimin për të punësuarin në LSDM, Aleksandër Trajkovit i cili dyshohet për pjesëmarrje në një incident që ndodhi tek kafeneja ”Platinum” në Strumicë në orët para e mëngjesit.

LSDM deklaroi se edhe pse i punësuar si truproje i kryetarit të partisë, Aleksandër Trajkovit ka qenë në këtë kafene privatisht dhe jo në detyrë.

Personi në fjalë do të largohet përkohësisht nga shoqërimi i Zaevit derisa MPB të kryejë hetimet e duhura ndaj tij, thuhet më tej në njoftimin e LSDM./albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori