"LSDM kopjon BDI-në për të tërhequr votues shqiptarë"
Shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, ka dekalruar se para disa viteve partia e tij filloi iniciativën për të tërhequr votuesë maqedonas, të njëjtën gjë që e bën sot LSDM.

"Ky proces filloi nga njerëz të cilët nuk janë pjesë më e BDI-së.

Sistemin njëpartiak që pason LSDM ka etabluar politikën e dy deri në tre përfaqësues të një komuniteti, përmes të cilëve do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve, duke thënë se nuk kanë nevojë politikat e veta të organizohen.

Dërguan një sinjal se nuk duhet shqiptarët të organizojnë për të kërkuar universitet, gjuhën zyrtare shqipe, 30.000 vende pune, investimet e huaja direkte në veri-perëndim, flamurit, ndarjen territoriale, barazi, demokraci konsensuale…

Ky sistem i aktivitetit politik është lënë në histori me pluralizmin dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoni.

Ne kemi dy universitete në gjuhën shqipe. Ndryshe është mënyra e të menduarit në komunitetin shqiptar.

Ende nuk ka ardhur koha për konceptin qytetar të një partie politike", ka thënë Grubi gjatë emisionit "Argumentet" në "TV Nova". /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori