LSDM kërkon votat e shqiptarëve
Partia opozitare maqedonase LSDM me në krye Branko Cervenkovskin, ka filluar fushatën parazgjedhore duke kërkuar vota nga elektorati shqiptar. Pranë LSDM-së dhe projektit të fitores janë radhitur dhe participojnë në forma të ndryshme, persona të njohur publik shqiptar, konfirmojnë burime pranë socialdemokratëve maqedonas për agjencinë e lajmeve INA .

Ndërkohë, beteja politike e kësaj partie po zhvillohet për votat shqiptare edhe në rajonet dhe vendbanimet ku shqiptarët janë pakicë dhe nuk mund të zgjedhin kandidatët shqiptarë për deputet.

Mirëpo, edhe në zonën zgjedhore numër 5 në rajonin e Manastirit, njësinë e 3 zgjedhore të komunës së Velesit, si dhe në zonën zgjedhore 1 si Saraj, Zelenikovë, Sopishtë,Studeniçan dhe Ilinden, partia opozitare po bën fushatë dhe aktivitete për të tërhequr vota nga elektorati shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori