Partia opozitare e Maqedonisë, LSDM nën drejtimin e Zoran Zaev, kërkon
shkarkimin e presidentit, Gjorge
Ivanov, pas
vendimit të tij për të
falur 56 politikanë nën hetim, për të ashtuquajturin skandal i përgjimeve.
Kjo parti ka dërguar një Parlament kërkesën për të futur në procedurë parlamentare për përgjegjësi të kreut të shtetit lidhur me vendimin për të
falur personat nën hetim të PSP-së, kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së, shkruan Zhurnal.
Kjo iniciativë deri më tani ka gjetur mbështetjen e 50 ligjvënësve maqedonas, që mundëson diskutimin e kësaj kërkese në Kuvend. Por për
shkarkimin e kreut të shtetit nevojiten edhe 32 vota të tjerë, që vështirë se LSDM mund t’i sigurojë. Javën e kaluar, Parlamenti maqedonas votoi draftin e partive në pushtet për të ndryshuar disa ligje përfshi dhe atë për faljen.
Kjo i mundëson presidentit tërheqjen e
vendimit pa dhënë argumente shtesë, çka mund të sillte zgjidhjen e krizës politike në vend. Por deri më tani
Ivanov, nuk e ka ushtruar këtë të drejtë. /Albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016,
ora 13:13