LSDM kërkoi shkarkimin e Ivanovit
Gjorgje Ivanov ka integritet personal zero. Vendimi i tij për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nuk është sjell në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet, por nën presion partiak, thuhet nga LSDM-ja që kërkuan shkarkimin e tij.

Ivanov nuk i ka shkelur ligjet, ai është njeri me integritet, thuan nga VMRO-DPMNE. Partitë në pushtet kërkuan respekt më të madh për funksionin president dhe për personalitetin prapa të cilit kanë qëndruar mbi 500.000 votues. Opozita thotë se Ivanov është zgjedhur në zgjedhje kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori