LSDM ka një thirrje për qytetarët
Pëlqej
Sekretari gjeneral i LSDM-së Aleksandar Kiracovski i shoqëruar nga sekretari organizativ Mile Zeçeviq gjatë ditës së djeshme i kanë vizituar komunat Kriva Pallankë, Kratovë dhe Rankovcë.

Ai i ftoi qytetarët të dalin në referendum dhe të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë

Në takime me qytetarët Kiracovski ka biseduar për shumë tema aktuale dhe çështje të cila janë në interes të qytetarëve ndërsa u ndal edhe tek Marrëveshja e cila i jep fund problemit 25 vjeçar i cili vendin e tërhequr mbrapa.

“Kemi Marrëveshje që me të drejtë quhet historike, sepse e siguron dhe forcon identitetin maqedonas njëherë e përgjithmonë dhe e hep derën për anëtarësim në BE dhe NATO. Kjo është shansë, të gjithë ne së bashku, të shkruajmë faqe të re, të ndritshme të historisë për shtetin tanë! Vendi përfundimisht do të futet në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Kjo nënkupton stabilitet dhe siguri të garantuar, nënkupton forcim të institucioneve dhe sundim të së drejtës, nënkupton ringjallje të ekonomisë, investime, paga më të larta, vende të reja të punës dhe më shumë para për qytetarët”, tha Kiracovski.



Shtuar më 22/06/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori