Rama e thotë troç: Nuk jam i kënaqur me marrëveshjen, të paktën u qetësua Basha

Edhe mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në “Open” kryeministri Rama është shprehur i pakënaqur nga marrëveshja për Reformën zgjedhore.

Një ndër pikat më të nxehta të Reformës Zgjedhore ishte depolitizimi i administratës zgjedhore për të cilën u ra dakord që të aplikohet pas zgjedhjeve të ardhshme.

Kryeministri Rama ka folur në emisionin “Open” duke thënë se nuk u arrit ajo që duhet të arrihej. Në fjalën e tij shton se nuk e kupton si mund të ketë depolitizim duke përjashtuar administratën.

“Suksesi është një fjalë shumë e madhe por duke qenë se ne në atë tryezë na coi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së partisë demokratike nga zgjedhjet dhe duke qenë se ajo cka ne duam të arrijmë në fund ishte një marrëveshje prej se cilës Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar, kjo gjë mendoj se u arrit, edhe pse nuk u arrit ajo që duhet të arrihej, edhe adresimi i rekomandimit kryesor dhe më i përsëritur i ODIHRIT për zgjedhjet në shqipëri, depolitizimi i admininstratës zgjedhore, për të cilën u ra dakord, por jo në zgjehdjet e ardhshme.

Nuk e kuptoj si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën pasi një gjë e tillë nuk ekziston në të gjithë botën”-tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 8.06.2020 19:36