Dinamo rikthehet te fitorja, vendos supergoli i Ibrahimit (VIDEO)

Mbyllet sfida, Dinamo merr 3 pikë të vuajtura në një sfidë ku portieri Edvan Bakaj ishte vendimtarë me ndërhyrje e tij.

Sfida u vendos nga kapiteni Agim Ibraimi që realizoi një perlë nga goditja e këndit në minutën e 66-të.

Fundi i takimit ishte vërtetë dramatik, pasi u akordua një penallti në favor të Kastrioti, por gjyqtari Kridens Meta iu drejtuar vetë VAR-it duke e korrigjuar penalltinë me një faull në limite dhe karton të kuq për Edi Maliqin.

Kastrioti provoi me të gjitha forcat në fundin e ndeshjes por heroi ishte Edvan Bakaj që bëri dy superpritje në fund. 3 pikë që çlirojnë trajnerin Bledi Shkëmbi që shikon ekipin të fitojë pas disa rezultateve jo të mira.


Shtuar 28.11.2021 15:51