Punonjësit e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë përfundojnë në polici

Policia ka shoqëruar disa punonjës së Sigurimeve Shoqërore në komisariatin e Tiranës.

Referuar burimeve policore, këta punonjës lëshonin libreza shëndetësore me qëllim punësimin, por në mënyrë abùzive.

Punonjësit e ISHSH akuzohen për shpërdorim detyre.

Operacioni policor vijon për të mësuar më shumë detaje për këtë ngjarje, ndërsa veprime të mëtejshme do të kryhen nga SPAK.


Shtuar 16.07.2020 16:13