LSDM-ja i kërkon Ivanovit t'i japë mandatin Zaevit
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me anë të një deklarate për media, i ka kërkuar presidentit Gjorge Ivanov, t'i japë mandatin kreut të Kësaj partie Zoran Zaevit.

Nga kjo parti i kanë bërë thirrje gjithashtu të ndalojë fjalorin e urrejtjes që lë hapësirë për dhunë.

"Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për jetë me vlerë, për vende të reja pune, për paratë që do t'i kthehen njerëzve dhe për arsim ku mbisundon vlera.

Kjo pritet nga qeveria e re që do ta udhëheq LSDM-ja. Ivanov të mendojë më shumë dhe të debllokoj proceset demokratike në vend dhe të lejojë që të transferohet pushteti pa dhunë dhe pa keqpërdorime." thuhet në deklaratën e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori