LSDM-BDI, pranë marrëveshjes për qeverinë? Ja çfarë do të ndodhë nesër
LSDM-ja ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të BDI-së për të hyrë në koalicion për formimin e qeverisë së re, përfshirë këtu edhe vërejtjet për projekt ligjin për gjuhën shqipe.

Nga LSDM-ja kanë bërë me dije se gjatë takimeve intensive të një ditë më parë, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe.

Pritet që nesër, negociatorët e BDI-së të njoftojnë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave, gjithashtu të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar në detaje projekt ligjin për gjuhën shqipe.

"Alsat.mk" njofton se BDI-ja mund t'ia japë Zaevit firmat e nevojshme për të marrë mandatin, ndërsa më pas do të vijojnë negociatat edhe për kërkesat tjera.

Nga LSDM-ja ende nuk kanë dhënë asnjë informacion për zhvillimin e negociatave. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori