LSDM-ja, e gatshme për të votuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë të gatshëm për të votuar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga serbët, si një kërkesë e platformës së partive politike shqiptare.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili ka thënë se kjo çështje është kruciale e cila duhet të mbyllet, duke shtuar se me LSDM-në dhe Zaevin tashmë janë marrë vesh për këtë.

"Vlerësojmë se kjo është çështje kruciale e cila duhet të mbyllet. Në oborrin e shtëpisë së liderit Ahmeti u zbulua një varezë masive pikërisht nga kjo kohë, por kjo është vetëm një pjesë vogël e asaj që ka ndodhur në atë kohë", ka thënë Osmani në "emisionin 24".

Osmani është pyetur se a ka marrëveshje me LSDM-në për gjenocidin serb, ai është përgjigjur: "Kemi mirëkuptim për këtë çështje". /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori