LSDM-ja do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë, flet kryeministri Zaev
Pëlqej
Informatat se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë e kurse partitë shqiptare Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, lideri i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka vlerësuar si spekulative duke përsëritur edhe njëherë, se gjatë emërimit të ministrave të rinj “do të bazohen në aftësitë dhe profesionalitetin e individit, në zgjedhjen e kuadrove të reja”.

“Ristrukturimi do të ndodhë për shkak të zmadhimit të shumicës parlamentare, por ajo është mundësi e shkëlqyer se ku ka rezultate dhe çfarë rezultate janë. Nëse dikush nuk ka suksese kjo nuk do të thotë se do t’ju falënderohemi, ndoshta në pozitën e dytë dhe tretë do të gjinden dhe do të japin rezultate”, tha Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori