LSDM-ja do padisë disa deputetë të VMRO-së
LSDM-ja do të ngrejë padi ndaj kryeministrit teknik Emil Dimitriev, ministrave Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançeska-Milevskas.

Sipas LSDM-së, këta funksionarë kanë shkelur Ligjin për zgjedhje.

Nga kjo parti sqarojnë se ligji në fjalë thotë se funksioni i deputetit me atë të ministrit nuk përputhen dhe se me ditën e verifikimit të mandateve për deputet, funksioni i ministrit pushon, dhe se në këto raste, detyrën e ministrit e merr zëvendësministri. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori