LSDM: Ivanov duhet ti tërheq vendimet dhe të largohet
LSDM, në një njoftim për mediat shkruan se Maqedonia u çua në këmbë në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetësisë dhe të ligjeve. Që ta mbrojë veten nga banda kriminale rreth tij, Nikolla Gruevski urdhëroi ndërsa Gjrogje Ivanov, zbatoi grusht shtet.

“Kushtetuta është rrëzuar, janë shkelur ligjet. Marrëveshja e Përzhinos është varrosur, qeverinë teknike e anuluan. Lista zgjedhore nuk është pastruar. Nuk ka reforma në media. Presionet dhe ndërhyrja e partisë dhe shtetit vazhdojnë. Prandaj e tërë Maqedonia demokratike porositi që më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje“, shkruan opozita.

LSDM gjithashtu thekson se beteja për Maqedoninë vazhdon dhe siç e quajnë personi Gjorgje Ivanov patjetër ti anulojë të gjithë vendimet për falje të datës 12.04.2016, të cilat i miratoi me porosi të Nikolla Gruevskit dhe duhet patjetër menjëherë të largohet nga pozicioni.

“Ky ekip i krimit duhet të largohet, ndërsa grupi kriminal duhet të përgjigjet. Qytetarët e dinë këtë dhe prandaj u çuan në këmbë, prandaj janë me LSDM dhe të gjithë forcat demokratike në luftën për liri dhe demokraci. Ose Gruevski ose Maqedonia“, thotë më tej LSDM./Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori