LSDM i kthen përgjigje VMRO-së: Rreziku më i madh për Maqedoninë jeni ju!
LSDM i është kundërpërgjigjur konferencës për shtyp të dhënë më parë nga VMRO-DMPNE gjatë së cilës Antonio Milloshoski deklaroi se nuk e pranojnë programin qeverisës të Zoran Zaevit.

Sipas LSDM-së, VMRO nuk ka kapacitet ta kuptojë atë që Zaevi tha para mediave për platformën e qeverisjes që ai parashikon, pasi të marrë mandatin nga Ivanovi.

LSDM konsideron se cilësia e jetës së qytetarëve, sovraniteti dhe stabiliteti i vendit, anëtarësimi në NATO dhe BE janë vlera që nuk i kupton VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski.

Për këtë parti politike, kërcënimi më i madh për unitetin e shtetit është pikërisht urrejtja, hipokrizia dhe dëshira e VMRO-së dhe Gruevskit për të shpëtuar kriminalitetin dhe pasurinë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori