LSDM: I kemi votat për kalimin e marrëveshjes
Në votim do ta shohim se a i kemi 3/3 e votave, kurse ne besojmë se i kemi, kështu është deklaruar deputetja nga Lidhja Social Demokrate e Re, Sonja Mirakovska.

“Në votim do ta shohim se a i kemi 2/3 e shumicës, kurse ne besojmë se ajo do të ndodhë. Në fillim të votimit do të shohim se a e kemi atë. Pres që deputetët të jenë mbi veten dhe mbi interesat partiake dhe të votojnë në dobi të shtetit”, tha Mirakovska në konferencën për media në Qendrën Mediale të Kuvendit të Maqedonisë.

Duke komentuar ardhjen e diplomatit amerikan, Metju Palmer, dhe akuzat e Rusisë se është duke u kryer trysni në Maqedoni, Mirakovska ka deklaruar se ato nuk janë trysni, sepse vendimin e japin deputetët.
Shtuar më 19/10/2018, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori