LSDM i bën thirrje opozitës të mos e bllokojnë integrimin
Pëlqej
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përmes një kumtese me shkrim porosit se për VMRO-DPMNE-në është joserioze që të mos ketë qëndrim për çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe për qytetarët.

"Gjithë dekada, në çdo paraqitje publik dhe në çdo program VMRO-DPMNE foli për referendum dhe të drejtë të qytetarët ta kenë fjalën e fundit, të vendosin për rrugën për të cilën do të qarkullojnë", theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së është koha që Mickovski të thotë për çka janë dhe të prononcohen për referendumin. Nëse është për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO t'u bëjë thirrje qytetarëve të VMRO-DPMNE-së të dalin në referendum të ta zgjedhin të ardhmen.

Në të kundërt, thekson LSDM do të tregojë se gënjen dhe se të vërtetë është për mbrojtje të krimit të paraardhësit të tij, për izolim, ngecje dhe pasiguri.


Shtuar më 15/08/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori