LSDM i bën thirrje Ivanovit: Mundëso transferimin e qetë të pushtetit
LSDM-ja me anë të një deklarate për medie, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mundësojë një transformim të qetë të pushtetit.

"I gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtar shohin çfarë po ndodh. Asnjë patriotizëm nuk është në pyetje, kriminel janë. Për këtë arsye liderët dhe institucionet e BE-së, përmes kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, kërkuan parime demokratike, mirësjellje dhe maturi nga Gjorge Ivanov.

Askush nuk mund ta frenojë unitetin i cili qartë është theksuar dhe për progresin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO", thuhet në deklaratën e LSDM-së, ku theksohet se janë mbi 700 mijv qytetarë për unitet, ndryshime dhe drejtësi.

"Kjo është shumicë e formuar në mënyrë demokratike, e cila qëndroi pas kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe vullneti i shumicës të qytetarëve do të realizohen. Do të formohet qeveri e re reformuesve e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", thuhet në deklaratën e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori