Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
LSDM i bën thirrje Ivanovit: Mos u bëj vegël e Gruevskit
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar edhe një herë nsaj presidentit Gjorge Ivanov duke i bërë thirrje që të plotësoj kërkesat e qytetarëve dhe të ndjekë interesat e tyre e jo të Nikolla Gruevskit.

"Ivanov është i obliguar t’i ndjekë interesat qytetare dhe shtetërore, e jo të Nikolla Gruevskit. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit drejtuar atij që urgjentisht të veprojë dhe ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re.

Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, i njohur nga i tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar.

Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për caktimin e datës për zgjedhjet lokale", thuhet në reagimin e kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori