LSDM i bën thirrje Gruevskit të hyjë me dëshirë në burg
LSDM i ka bërë thirrje Nikolla Gruevskit që të kthehet në vend dhe personalisht të deponojë në Kuvend dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

Zëdhënësi Konstandin Konstandinov i ka ftuar ish kryeministrin që të vijë dhe të vuajë edhe dënimin me burg, ndërsa i pyetur nëse do të konstatohet dorëheqja e dërguar me vërtetim të noterit apo do të zgjedhin rrugën përmes votimit me dy të tretat, ai vetëm tha se ligjet duhet të vlejnë për të gjithë pa saktësuar procedurën që do të ndiqet.

Ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët thonë edhe nga partia amë e Gruevskit, VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski vetëm ka rikujtuar se kryetari i nderit i kësaj partie tanimë ka dërguar dorëheqje me akt noterial.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi njoftuan se në mbledhjen e sotme koordinuese, dorëheqja e Gruevskit u është dorëzuar të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, ndërsa koordinatorët që kanë prezent kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Vetëm koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski nuk ka qenë prezent në këtë mbledhje, ndërsa Xhaferi ka njoftuar se do ta takojë edhe atë dhe gjatë ditës së nesërme pritet të publikohet vendimi se si do të veprohet më tej me mandatin e Gruevskit.
Shtuar më 10/06/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori