LSDM hesht mbi platformën e partive shqiptare
Formimi i qeverisë së re në Maqedoni ka vetëm 20 ditë afat, ndërsa pas publikimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, VMRO ka deklaruar hapur se nuk do të pranoj asnjë kusht të shqiptarëve, ndërsa nga LSDM-ja nuk ka ende asnjë reagim, shkruan "Telegrafi".

Ndërkohë, gjatë fushatës së tij, lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe dhe se ai në Strumicë ose dikush tjetër në Prilep asgjë nuk do të humb përderisa bashkëqytetari i tij përdor gjuhën amtare.

Burime partiake informojnë se LSDM-ja po hesht qëllimisht në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për të parë se si do të jetë reagimi i mandatarit Gruevksi kur bisedimet me Ahmetin do të hyjnë në fazën vendimtare. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori