Partia më e madhe opozitare, LSDM ka sulmuar kryeministrin Gruevski.
Kjo
parti bën përgjegjësi Gruevskin që
Maqedonia ëhstë edhe prapa Shqipërisë në euro-integrime.
“I nderuar Nikola Gruevski, në vend të manipulimeve që po bëni përmes mediave që keni nën kontroll, ju lutem të i sqaroni qytetarëve të Maqedonisë se si ndodhi që vendi jonë të mbetet prapa Shqipërisë në planin e evrointegrimeve. Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefal Fyle shtyu vizitën e tij në Shkup, pas zgjedhjeve kriminale, që mjaft tregojnë se si është raporti i BE-së ndaj
Gruevskit dhe pushtetit të tij”, thuhet në një deklaratë të LSDM.
Kjo
parti nënvizon se edhe presidenti Ivanov është përgjegjës për situatën ku ndodhet
Maqedonia, si një person i bindur ndaj politikave të
Gruevskit. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2014,
ora 11:18