Rusia vendos ultimatum të ri për Mariupolin: Dorëzohuni deri në orën 14:00

Rusia i ka vendosur qytetit të Mariupolit një ultimatum të ri për t’u dorëzuar deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e mbrojtjes gjatë një deklarate në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, e cila tha se forcat e saj hapën një korridor humanitar nga uzina Azovstal “për tërheqjen e ushtarakëve ukrainas dhe militantëve të formacioneve nacionaliste” si dhe për t’u evakuuar civilët.

“Që nga ora 22:00 (ora e Moskës) më 19 prill 2022, askush nuk e përdori korridorin e specifikuar”, shtoi ministria.

Rusia tha se do t’i ofrojë Ukrainës përsëri opsionin “të ndalojë luftimet dhe të lërë armët” nga ora 14:00 (me orën e  Moskës) të mërkurën, 20 prill./albeu.com/