LSDM: Gruevski rrënoi sistemin shëndetësor në Maqedoni
LSDM-ja akuzoi Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Todorovin për shkatërrimin e shëndetësisë publike.

Nikolla Gruevskin e interesojnë vetëm fabrikat për tender dhe jo qytetarët. Gruevski dhe partneri i tij i tendereve Todorov, të cilët me politika aventuriere e rrënuan shëndetin publik po kërkojnë hapësira të reja korruptuese.

Ashtu si Gruevski me Stavrevskin i bashkuan qytetarët me kriminalin Subrata Roj dhe investimet ekonomike virtuale, të njëjtën gjë Gruevski po dëshiron që ta bëjë me Todorovin me investitorët virtual në zonën e ardhshme të lirë mjekësore.

Gruevskit po i duket pak që qytetarëve të Maqedonisë ia mori 10 vite për t`u pasuruar ai, kushëriri i tij Mijalkov dhe familja e tij dhe tani në huti po ëndërron për dhjetë vite të reja.

Gruevski përskaj të gjitha tatimeve, do t`i liroje investitorët virtual shëndetësor nga tatimi në fitim në dhjetë vitet e ardhshme.

Të gjitha harxhimet e investitorëve virtual duhet që të bien përsëri në kurrizin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Spitalet turistike të Nikolla Gruevskit janë edhe një dëshmi se Gruevski me Todorov dhjetë vite me vetëdije e prishën shëndetin publik, për të përfituar biznes partnerët e kryeministrit në ikje, në shëndetin privat”, thuhet në reagimin e LSDM-së, sipas portalit maqedonas "Zurnal'.
Shtuar më 28/12/2015, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori