LSDM: Gruevski po e gjunjëzon Maqedoninë
Pëlqej
Partia opozitare maqedonase, LDSM ka kritikuar kryeministrin Nikola Gruevski, duke thënë se ai duhet të japë llogari përpara qytetarëve për 3.000 ditët e qeverisjes së tij.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov theksoi se Gruevski po e gjunjëzon Maqedoninë, po e lë pas në integrime dhe po e zhyt në krizë ekonomike.

“Të gjitha lavdërimet e tij të treguara dje me rastin e 100 ditëve të qeverisë, janë po aq të sakta sa edhe lajmi për vizitën e jashtëtokësoreve në Maqedoni. Edhe pse kjo e dyta është më shumë e besueshme. Maqedonia shënon rritje më të madhe ekonomike vetëm në halucinacionet e Gruevskit. Realiteti është se mesatarja e rritjes ekonomike është më pak se 2 për qind që është vërtetuar nga Enti Shtetërorë për statistikë. Me këtë rritje ekonomike, papunësia në vend mund të zvogëlohet vetëm njerëzit largohen nga vendi”, tha Shilegov./albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori