LSDM: Gruevski ka mbaruar, Maqedonia do të shkojë përpara
Me anë të një komunikate për shtyp, LSDM-ja i është përgjigjur Nikolla Gruevskit lidhur me intervistën e tij në televizionin pro qeveritar.

"Maqedonia duhet të shkojë përpara. Vullneti i qytetarëve dhe vendosja e shumicës së tyre për ndryshim, patjetër të respektohet. Vetëm kjo është dalja nga kriza politike në shtet që e filloi qeveria e deri tanishme.

Mbi 612 mijë qytetarë qartë zgjodhën jetë dhe drejtësi, zgjodhën të jetojnë në një shoqëri për të gjithë, e mbështetën konceptin për bashkim dhe jo konceptin për ndarje", thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Gjithashtu, nga LSDM-ja thonë se proceset politike nuk varen nga Nikolla Gruevski dhe nga strukturat kriminele, të cilat sipas tyre, 10 vite e kanë tërhequr Maqedoninë drejt fundit. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori