Aksident në Tiranë, një shtetas dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë tek kryqëzimi i “21 Dhjetori”.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B.

Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.12.2021, rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B.

Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.12.2021 14:24