LSDM: Gruevski do përgjigjet për vjedhjet, krimin dhe korrupsionin
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka thënë se shteti do të kantonizohet nëse pranohet dygjuhësia.

Por, LSDM, me anë të një deklarate për shtyp ka thënë se Maqedonia po bën hapa të rëndësishme drejt së ardhmes dhe dhe se gënjeshtrat e Gruevskit nuk do ta pengojnë këtë.

"Kjo parti konsideron se mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni kanë zgjedhur ndryshime, kanë zgjedhur jetë dhe të ardhme më të mirë", theksohet në deklaratën e LSDM-së.

Nga kjo parti bëjnë me dije se sjellja e Gruevskit ndaj Maqedonisë në dhjetë vitet e fundit ka qenë kriminele, duke shtuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim dhe korrupsion. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori