Përmes një njoftimi dërguar mediave e vendit, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM)
konsideron se amandamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit.
Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan
Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe
konceptit të një shoqërie për të gjithë.
“Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan
Mickoski promovon ndasi dhe bllokada me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe kundër
konceptit një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë në LSDM.
LSDM-ja
konsideron se me këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe
Mickoski tregojnë patriotizëm të pavertete. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018,
ora 12:02