Altin Sulçe: Do fle i qetë dhe nuk do qaj nëse humbet Anglia

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në Sport Magazinë, gazetari Altin Sulçe, teksa ka diskutuar me komentatorët në studio për ndeshjen Angli-Danimarkë, është shprehur se nuk do të qajë nëse humbet Anglia.

Ai i është drejtuar Saimir Patushit dhe Florian Rizës, duke i thënë se ata i ka akuzuar vetëm se nuk lejojnë njerëzit të japin mendimin e tyre dhe për asgjë tjetër.

“Unë nuk jam tifoz dhe nuk jam fanatik, mua më pëlqen thjesht një ekip futbolli. I pari që më pëlqen është ekipi kombëtar shqiptar. Në arenën kombëtare dhe në sallonet e mëdha të futbollit botëror dhe evropian më pëlqen Anglia. Por të jesh i sigurt që natën do fle gjumë, për të qarë nuk kam për të qarë. Unë ju akuzova se ju nuk lejoni njerëzit të flasin dhe të japin mendimin. Ju keni një lloj frenash, mbase jeni mësuar nga loja, nga futbolli.”


Shtuar 8.07.2021 16:55