LSDM e kënaqur me mbështetjn e VMRO-së, javën tjetër votohen Ligjet për gjyqësorin
Pëlqej
LSDM është e kënaqur nga bashkëpunimi me opozitën dhe mbështetjen që VMRO-DPMNE për ligjet reformatore të cilat kërkonin shumicën e dy të tretës. Deputetja e socialdemokratëve Frosina Remenski tha se pakoja e ligjeve për gjyqësorin do të sillet javën që vjen, për shkak të harmonizimit teknik që duhet t’i bëhet.

“Ne i shqyrtojmë të gjitha opsionet për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit publik, të cilat duhet të shndërrohen në zgjidhje ligjore për sepse atje duhet të ketëpavarësi për shkak të faktit që vitet e kaluara u dëshmua se nuk ka prokuror të pavarur publik, të paktën jo ai prokuror të cilin e shkarkuam pak më parë. Flasim për votat të cilat i merr prokurori publik, se si janë jashtëzakonisht pak. Kuvendi nuk është vendi i vetëm për këtë çështje për shkak se ajo zhvillohet edhe në sektorin publik dhe organizatat qytetare, të paktën zgjidhje të cilën e presin qytetarët”- tha Frosina Remenski, LSDM.

Deputetja Remenski thotë se gjashtë grupet e punës negociojnë dhe kanë përfunduar një pjesë të punës rreth harmonizimit të ligjeve. Por sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, në brifing me gazetarët tha se dallimet në qëndrimet me LSDM-në nuk janë teknike por thelbësore. Ai tha se sheh dallime serioze të qëndrimeve mes partisë së tij dhe LSDM-së.

“Nëse pranohen kërkesat tona, do të vazhdojmë me punë. Nëse ligjet nga sfera e gjyqësorit sillet të hënën ose të martën dhe kërkojnë përkrahje nga opozita, duhet të pranohen kërkesat tona, nuk jam i sigurt se gjatë vikendit do t’i harmonizojmë ligjet” - shprehet Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Rreth ligjit për gjuhët, Danev nga VMRO-DPMNE vlerëson se është sjellë me qëllim që të mbijetojë koalicioni LSDM – BDI. Sipas tij VMRO-DPMNE nuk do të pranojë zgjidhje që nuk janë në interes të gjithë qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori