LSDM e dëshiron PDSH-në në qeveri, por pa ministër
Jozyrtarisht, në LSDM nuk ekziston disponim që PDSH të jetë ministërQeveri. Socialdemokratët më tepër preferojnë që dy deputetët e PDSH-së ta zgjerojnë shumicën qeveritare, kurse për kompensim të marrin funksione në eshalonet më të ulëta.

Në BDI thonë se deri tani nuk kanë biseduar nëse do të ketë rokadë ministrash, por shtojnë se resorin e ministrit të drejtësisë do ta mbajnë për vete. Partnerit të ri qeveritar BDI është e gatshme të ja lëshojë eventualisht vetëm ministrinë pa resor, të cilën para se të bëhet ministër e drejtonte Ramiz Merko.

Megjithatë në opinion qarkullojnë informacione se LSDM dhe BDI do t’i shkëmbejnë arsimin me drejtësinë edhe pse zyrtarisht edhe integristët edhe social demokratët mohojnë se është biseduar në këtë temë. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori