LSDM dhe VMRO nisin betejën për Shkupin
Pëlqej
Projektet për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe të mjedisit janë në qendër të programit të kandidatit për kreun e qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski i cili po kërkon një mandat të tretë.

Ai kujtoi se gjatë tetë viteve të fundit ka punuar për ngritjen e një numri të madh të sipërfaqeve të gjelbra dhe mbjelljen e pemëve si një ndër masat për mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit në qytetin e Shkupit.

Trajanovski informoi se në programin zgjedhor, pranë parkut të ri në Novo Lisice, planifikon ndërtimin edhe të një parku të ri në komunën e Karposhit, nga hoteli "Aleksandar Palace", për gjatë lumit Vardar, e deri në Gjorçe Petrov.

Ndërsa, rivali i tij nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, në ditën e parë të fushatës theksoi se kjo fushatë do të ofrohet një qasje krejtësisht e ndryshme dhe një vizion i ri i asaj se si duhet të jetë Shkupi.

Sipas tij, Shkupi meriton të jetë një qytet modern, evropian, siç edhe ishte në traditë. Ai vuri në dukje se në të kaluarën është parë pikërisht e kundërta, prandaj, siç tha ai, ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve për t'i dhënë jetë të gjithë njerëzve në Shkup.

Shilegov gjithashtu iu referua problemit të ndotjes në Shkup, për të cilin thotë se është më shumë se akut edhe alarmues. Ai paralajmëroi se do të ndërmarrë një sërë masash akute, nga ndalimi i punimeve ndërtimore, e deri tek transporti publik falas. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2017, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori