LSDM: Defiçiti buxhetor thellohet me 20 mln euro
"Sipas të dhënave të Ministrisë së financave, në muajin tetor, qeveria e VMRO-DPMNE ka krijuar defiçit të ri buxhetor prej 22 milion eurosh.

Me këtë, Qeveria deri në tetor ka arritur defiçit të përgjithshëm buxhetor 279 milionë euro, një shifër e frikshme",-thonë nga LSDM.

Deputetë të partisë ngrejnë shqetësimin se ky trend do të vazhdojë edhe gjatë dy muajve të ardhshëm dhe presin që viti të përfundojë me defiçit prej 335 milionë euro apo 4.2 përqind i PBB. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2013, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori