LSDM, BDI dhe RDK, koalicion në Kumanovë
LSDM, BDI dhe RDK kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në Komunën e Kumanovës. Bashkarisht ata zgjodhën kryetar të këshillit komunal, Maksim Dimitrievski nga rradhët e LSDM-së.

Pas disa ditë bisedimesh për koalicion mes tyre më në fund u arrit që Këshilli i komunës së Kumanovës të ketë 33 këshilltarë, prej të cilëve 12 i ka LSDM, 12 koalicioni i VMRO-DPMNE, 4 këshilltarë BDI, 2 këshilltarë PDSH, 2 këshilltarë të pavarur dhe 1 këshilltar i RDK-së, njofton ina.

Formimi i këshillit do të jetë një forum mbështetës kryesor për kryetarin e ri të komunës Zoran Damjanovski. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori