LSDM arrin marrëveshje për president konsensual
Partia e LSDM-së e cila është në pushtet dhe partnerët e koalicionit arritën marrëveshje në takimin e sontëm për një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siç njoftoi partia, ky vendim u bë në interes të të gjitha palëve.

“Është arritur një marrëveshje themelore në nivelin e udhëheqjes, partitë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, të qëndrojnë prapa një kandidati të përbashkët presidencial, si dhe të marrin pjesë bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në raundin e parë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, i cili përbëhet nga 20 parti politike udhëhiqen nga interesi i qytetarëve, interesi i shtetit dhe e ardhmja e tij.

Është rënë dakord të vazhdojnë konsultimet më të gjera brenda vetë partive, të cilat janë pjesë e koalicionit, për të zgjedhur kandidatin e përbashkët për president në interes të qytetarëve “, thuhet në deklaratë.

Shtuar më 18/02/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori