LSDM: Anketat fallco nuk do mund ta ndihmojnë VMRO-në
Pëlqej
LSDM ka njoftuar se asnjë anketë e rreme nuk do mund ta ndihmojë Gruevskin dhe VMRO-në të tejkalojë këtë humbje që e pret në zgjedhjet lokale.

"Porositja e anketave të rrejshme për rejtingje të menduara nga institute të ndryshme tregojnë frikën e madhe të Gruevskit dhe VMRO nga humbja në zgjedhjet lokale. Gjithë anketat relevante tregojnë faktin se Gruevski e VMRO do pësojnë humbje të thellë nga politika e tyre kriminale dhe shumica e qytetarëve do të votojnë për pushtet të ri lokal nga LSDM", theksojnë nga partia e Zaevit, transmeton Zhurnal.mk

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj komunikatës së VMRO-së, të cilët akuzojnë LSDM dhe Zaevin se për shkak të rejtingut të dobët në pushtet lokal tashmë angazhojnë policinë që të frikësojnë rivalët e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori