LSDM akuzon qeverinë: MPB e politizuar, s'mbron qytetarët
Pëlqej
Vrasjet e fundit në vend kanë alarmuar partinë më të madhe opozitare maqedonase, LSDM, e cila përveç se shpreh shqetësimin për sigurinë e qytetarëve, njëherit akuzon pushtetin për politizëm të MPB-së dhe vënien e saj në shërbim të partisë në pushtet.

Sipas LSDM, për një muaj kanë ndodhur tre vrasje të dyfishta. Sipas zëdhënësit Petre Shilegov nga fillimi i këtij viti në mënyrë barbare kanë humbur jetën 20 persona.

"Po shihet qartë se institucionet e politizuara nuk mund të garantojnë siguri të qytetarëve të RM-së, posaçërisht kur ligjet nuk vlejnë njësoj për të gjithë. MPB-ja është shndërruar në vegël për represion politik dhe qërim hesapesh ndër vete. Në vend që popullit, i shërben një grupi të ngushtë të VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit. Qytetarët nuk po e ndiejnë se MPB-ja i mbron të drejtat dhe sigurinë e tyre", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori