Zjarr në repartin e Kirurgjisë në Vlorë

është përfshirë nga flakët Reparti i Kurirgjisë në spitalin e Vlorës.

Zjarri ka rënë ditën e sotme dhe mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë i gjithë pavioni është pushtuar nga tymi e zjarri.

Fatmirësisht në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës nuk ka pasur asnjë person në momentin që ka rënë zjarri dhe për pasojë nuk ka pasur persona të lënduar.

Paraprakisht raportohet se ka pajisje që kanë dalë jashtë funksionit e shtretër të djegur.

 


Shtuar 19.11.2021 14:01