LSDM akuza qeverisë për ekonominë
Është e qartë se recesioni në të cilën ka hyrë qeveria e Maqedonisë nuk është çështje me rëndësi për qeverinë. Kështu ka akuzuar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, ndaj deklaratave të së shtunës së zëvendëskryeministrit për Financa, Zoran Stavrevski, i cili ka tentuar të zbusë efektin nga lajmi për hyrjen në recesion të ekonomisë së vendit, njofton Zhurnal.


"Arsyen për recesion në Maqedoni, ministri Stavreveki e shikon në atë se çka po ndodh në Evropë dhe tha se Eurozona është në recesion edhe në kuartalin e dytë dhe se ka pasur rënie prej 0.8%, njësoj si në Maqedoni, kurse ajo nuk është e saktë. Sipas “ Eurostat” dhe Bashkimit Evropian, Eurozona nuk është në recesion, sepse nuk kanë dy rënie tremujorëshe të njëpasnjëshme të ekonomisë. Rënia e Eurozonës është pothuajse dy herë, ndërsa rënia e BE-së është tri herë më e ulët së rënia e ekonomisë së Maqedonisë", ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Zoran Jovanovski.

Sipas tij ministri Stavrevski nuk i ka të sakta informatat se cilat shtete janë në recesion.

"Ministri Stavrevski përmendi gjashtë vende me rënie ekonomike - Slloveninë, Kroacinë, Francën, Holandën, Spanjën dhe Italinë. Së pari të sqarojmë, në Francë nuk ka rënie ekonomike. Vendet e tjera kanë probleme ekonomike. Ka ardhur koha që Qeveria të ndalet që fajin për mossukseset e saj ta kërkojë tek dikush tjetër e jo tek vetvetja", ka thënë Jovanovski. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori