LR-PDSH: Sulmi ndaj Selës ka qenë cak kryesor (VIDEO)
LR-PDSH-ja, me anë të një deklarate për medie ka njoftuar se gjendja e kreut të kësaj partie, Ziadin Selës, është e stabilizuar edhe pse ka pësuar goditje të forta në sulmin e mbrëmshëm në Kuvend.

"Njoftojmë opinionin publik se gjendja e kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela është stabilizuar pas sulmit të mbrëmshëm të huliganëve maqedonas.

Sela ka pësuar goditje të forta në pjesën e kokës dhe pjesëve të tjera të trupit.

Gjatë goditjes janë përdorur mjete të forta dhe shufra hekuri. Për momentin Sela është nën kujdesin e mjekëve dhe specialistëve dhe është i vetëdijshëm", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

"Kemi indikacione të besojmë që Sela ka qenë cak kryesor i sulmit të organizuar, madje dyshojmë që sulmuesit kanë pas qëllim tjetër për të cilën në mënyrë plotësuese do të vërtetojmë.

Sulmuesit do të nxirren përpara përgjegjësisë, shumë shpejt pas rrënimit të këtij regjimi barbar.

"Apelojmë tek qytetarët shqiptarë dhe të tjerët që mos bien pre e provokimeve, të jenë të kujdesshëm dhe të matur dhe parasë gjithash të ruajnë gjakftohtësinë", thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2017, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori