LR-PDSH: Pushteti nuk mund të organizojë zgjedhje demokratike
Lëvizja për Reforma në PDSH ka reaguar pas Raportit të “Freedom House” sa i përket demokracisë në Maqedoni.

“Sipas raportit të “Freedom House” Maqedonia ka shënuar rënie të nivelit demokratik dhe kjo përbën edhe një fakt të keqqeverisjes së partnerëve BDI dhe VMRO, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë shënuar vetëm rënie të nivelit demokratik në vend. Raporti vërteton se në këtë gjendje, qeveria aktuale nuk ka mundësi të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, sepse shteti shënon ulje të pavarësisë së mediave apo gjyqësorit dhe problematika në proceset zgjedhore”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga LR-PDSH thuhet se Maqedonia ka rënie të nivelit të demokracisë, proceset zgjedhore, pavarësisë së mediave, pavarësinë juridike dhe korrupsionin, sipas të dhënave të raportit të fundit të “Freedom House” për këtë vit.

“Vendi ka shënuar rënie në gjashtë kategoritë që mat ky raport, për shkak të zbulimeve të parregullsive zgjedhore të vitit 2004 që shkaktuan bojkot të opozitës në Kuvend, si dhe për shkak të informacioneve të reja lidhur me skandalin e përgjimeve të qeveritarëve, liderëve politik dhe fetar, gazetarëve apo edhe qytetarëve”, thotë më tej reagimi i LR-PDSH./Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori