LR-PDSH njofton zyrtarisht se Sela është në gjendje të mirë shëndetësore
Lëvizja për Reforma PDSH ka njoftuar nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave se gjendja shëndetësore e liderit te LR PDSH-se, Ziadin Sela është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

”Gjendja shëndetësore e liderit te LR PDSH-se, Ziadin Sela është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë. .Çdo lajm tjetër i cili është i plasuar ne media dhe portale te ndryshe, nuk është asgjë tjetër pos një dezinformate dhe spekulim.

”Në këto momente te vështira, LR PDSH apelon deri tek te gjithë qytetaret shqiptare qe te ruajnë jakftohtësinë dhe mos bien pre e provokimeve te grupeve barbare dhe huliganeve te cilët qarkullojnë ne Shkup dhe qytete tjera.”

”LR PDSH apelon edhe deri tek përfaqësuesit ndërkombëtar që të ndikojnë në qetësimin e situatës dhe mos lejojnë qe një problem politik te shndërrohet ne problem nder etnik midis shqiptareve dhe maqedonasve.” thuhet nga LR-PDSH. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori