Një ditë pas Referendumit për shkarkimin e Bashës, Sali Berisha vjen me një mesazh për mbështetësit e tij (VIDEO)

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se aty ku ka lidur shpresa ka lindur edhe fitorja.

Ky ishte mesazhi që Berisha përcolli mëngjesin e kësaj të diele për mbështetësit e tij përmes një postimi në Facebook.

“Miremengjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme Berisha mbajti një Referendum me antarësinë e PD-së, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Rezultatet e këtij Referendumi pritet të bëhen publike ditën e sotme në orën 11:00.

Gjithashtu ditën e djeshme Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, për marrjen e një sërë vendimeve të rëndësishme../albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 10:19