LR-PDSH-ja do e përkrahë qeverinë e re, por me disa kushte
Pëlqej
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe për formimin e qeverisë së re, ka thënë se partia e tij do e përkrahë formimin e qeverisë së re me vota, por nga partia e tij kanë disa kushte.

Gjatë një interviste në "Rruga drejt", Sela u shpreh se është takuar me grupet e punës nga partitë, por theksoi se akoma nuk është biseduar për ndarjen e posteve që i takon partisë së tij.

Ndërsa sa i përket asaj se a do të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin në qeverinë e re, Sela tha se nuk dëshiron të shesë moral, por si deputet do të kërkojë që t'u merret imuniteti deputetëve të inkriminuar. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2017, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori