LR PDSH flet për kandidimin e Sulejman Rushitit në Gostivar
Ish Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ka konfirmuar intresimin për të kandiduar në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës së Gostivarit.

Ai shprehet se nisma për garimin e tij në këtë komunë, ka filluar nga disa intelektualë me bindje opozitare si dhe nga disa anëtarë nga Aleanca për Shqiptarët.

Mirëpo në LR PDSH, subjektin kryesor që përbën Aleancën për Shqiptarët, thonë se ende nuk kanë shqyrtuar kandidimin e mundshëm të Rushitit.

Zyrtari i LR PDSH-së, Flakron Bexheti thotë se ende nuk ka asnjë vendim për kandidaturat, njofton Gazeta Lajm.

“Nuk kemi ende asnjë informacion zyrtar rreth kësaj. Deri më tani, ne si subjekt politik nuk kemi biseduar e as nuk kemi marrë vendim për kandidaturat. Nëse do e përkrahim ose jo do ta vendosin organet e parties. Kryesia, kuvendi qendror në kordinim dhe bashkëpunim me degën e LR-PDSH-së në Gostivar”, ka deklaruar Bexheti. /albeu.com/

Shtuar më 19/07/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori