LR-PDSH ka filluar procesin e ankimimit në Gjykatën
Kushtetuese për vendosjen e
kryqit në komunën e
Butelit, respektivisht votimin e propozim-vendimit nga ana e Këshillit komunal të
Butelit.
Pasi që si akt, thyen Kushtetutën e vendit, departamenti juridik në LR-PDSH ka depozituar ankimimin për këtë vendim.
Me arsyetimin se është e ndaluar që në vende publike apo kryqëzime rrugësh të vendosen materiale urbane, siç është edhe kryqi, gjithashtu kryhet ndasi etnike apo fetare apo acarim të marrëdhënieve ndëretnike.
Vendimi për vënien e
kryqit në komunën e buzelit thyen Kushtetitën e vendit në Nenin114 ku është cenuar e drejta e Badenterit në momentin kur është sjellë vendimi në këshillin e komunës së
Butelit.
Si pasojë e thyerjes së mjaft ligjeve me votimin e vendimit për vënien e
kryqit në komunën e
Butelit. Lëvizja për Reforma-PDSH i është drejtuar Gjykatës
Kushtetuese për ankimim të atij vendimi, ndërsa pritet përgjigjja e Gjykatës
Kushtetuese të Maqedonisë, thonë nga LR-PDSH. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2016,
ora 13:22