Durimit të shteteve perëndimore për luftën diplomatike që po bën Serbia ndaj
Kosovës duket se i ka ardhur fundi,shkruan albeu.com.
Pas lajmit se Franca do të dërgojë notë proteste ndaj çdo shteti që tërheq pavarësinë e
Kosovës me kërkesë të Serbisë, ka reaguar edhe
Britania e Madhe.
Sipas portalit nga Beogradi “Srbija danas” (Serbia sot),
Britania e Madhe ka hyrë në luftë të hapur me Serbinë për ta rrëzuar Vuçiçin dhe pushtetin në Beograd, për ta ndarë Serbinë nga Rusia dhe për t’ia siguruar
Kosovës pavarësinë e plotë dhe ulësen në Kombet e Bashkuara.
Nga Londra, gjithnjë sipas këtij portali, ka arritur mesazhi i qartë për Serbinë dhe për vendet që rishqyrtojnë
njohjen e tyre të
Kosovës ose që Serbinë e përkrahin në ndonjë mënyrë: "Do ta shkelim çdokënd që do ta përkrahë Serbinë".
Këto presione nga shtetet e BE-së i kishte pranuar edhe Daçiçi i cili ka theksuar se një vend i Bashkimit Europian dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, ka thënë në Përfaqësinë e përhershme të Serbisë në Nju- Jork se është i irrituar me veprimet e Serbisë kundër
Kosovës.
Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe anëtare të BE- së janë
Britania e Madhe dhe Franca.
Kohët e fundit ka pasur një përpjekje të shtuar nga ana e Serbisë për të bindur vende afrikane që ta tërheqin
njohjen e pavarësisë së
Kosovës. E megjithatë duket se iniciativa e diplomacisë serbe do të përfundojë pa sukses pasi vetëm një shtet i vogël afrikan pretendohet se ka tërhequr
njohjen./albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018,
ora 10:40