Loja dinake e VMRO-DPMNE-së me amnistinë
Pëlqej
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, në emisionin Click Plus tha se arsyeja kryesore që referendumi ka pasur dalje të ulët është bojkotimi i VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se nuk është në rregull të bojkotohet dicka për të cilën nuk ka propozime që e njëjta të zgjidhet në mënyrë tjetër.

Ministri Spasovksi gjithashtu tha se është duke u kërkuar amnisti për personat që kanë qenë udhëheqës të VMRO-DPMNE-së. I pyetur nëse kërkohet amnisti vetëm për strukturat udhëheqëse ose edhe për deputetët e akuzuar në ngjarjet e 27 prillit ai thotë:

“A mendoni se edhe për strukturat më të ulëta do të kërkojnë amnisti? Normalisht që vetëm për ish udhëheqësinë, për personat të cilët janë në interes të tyre që t’i rregullojnë punët”, tha Spasovksi.
Shtuar më 12/10/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori